Man City zyrtarisht kampion i Anglisë, kjo është tabela e Premier League-s

Ka përfunduar zyrtarisht sezoni 2023/24 në Premier League.

Manchester City është kampion i ri në ishull, pasi mundi West Hamin, me rezultat 3-1, të dielën në ndeshjen e fundit të këtij edicioni.

‘Qytetarët’ e Pep Guardiolës për herë të katërt radhazi prekin majat e futbollit anglez.

Foden (2’, 18) dhe Rodri (59’), u përkujdesën për fitoren e Cityt, derisa golin e nderit për skuadrën mike e realizoi Kudus (42’).

Man City e mbyll sezonin në krye të tabelës me 91 pikë, dy më shumë së Arsenali e cila këtë sezon e mbyll me fitoren ndaj Evertonit, me rezultat 2-1.

Tomiyasu (43’) dhe Havaretz (89’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Mikel Aretetës, derisa golin e vetëm për Evertonin e realizoi Gueye (40’), raporton RTKLive.

Me fitore sezonin e mbyll edhe Liverpool që në ‘Anfield’ mundi Wolves, me rezultat 2-0. Mac Allister (34’) dhe Quansah (40’), shënuan për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp për të cilin kjo ishte sfida e fundit në krye të Liverpoolit.

Arsenal, Liverpool dhe Aston Villa kanë siguruar zonën e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Go to TOP