Hasani takim me homologun zviceran: Thellim i bashkëpunimit në digjitalizim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi sot një takim me homologun zviceran, Ignazio Cassis.

Ministri Hasani bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Sipas tij, mes fushave ku Shqipëri-Zvicër mund të bashkëpunojnë janë digjitalizimi dhe infrastruktura.

“Shkëmbyem mendime për marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes dy vendeve tona, dhe diskutuam mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë digjitalizimin, infrastrukturën, zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe bashkëpunimin në organizatat shumëpalëshe”, u shpreh ministri Hasani.

Go to TOP