Malisheva-Buduçnosti, drejtpërdrejt në RTK

FC Malisheva të enjten pasdite do të bëj debutimin në arenën ndërkombëtare.

Klubi nga Malisheva do të ballafaqohet me Buduçnosti e Malit të Zi, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio televizionin e Kosovës.

Malisheva synon ta nis me fitore aventurën në rrafshin ndërkombëtare.

Skuadra jonë tashmë ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për duelin e parë në garat ndërkombëtare.

Ndeshja Malisheva- Buduçnosti luhet në ‘Zahir Pajaziti’ dhe fillon në orën 17:00.

Go to TOP