Maliqi publikon qëndrimin e mbajtur te ambasada amerikane për Asociacionin

Pjesëtari i shoqërisë civile, Agon Maliqi e ka publikuar qëndrimin e mbajtur në takimin e thirrur nga ambasada amerikane në Kosovë për Asociacionin më 31 janar.

Ai ka thënë se përkundër rregullës së takimi “Chatham House”, që ndalon publikimin e qëndrimit të tjetrit, e publikon qëndrimin e tij për t’i luftuar paragjykimet dhe spekulimet konspirative.

“Dje isha në mesin e të ftuarve nga shoqëria civile në takimin e organizuar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë mbi Asociacionin. Ndërkohë që rregullat e takimit (Chatham House) nuk lejojnë që të publikohen qëndrimet të cilat aty i kanë mbajtur të tjerët, ky rregull nuk më pengon që ta ndaj me ju qëndrimin të cilin e kam mbajtur vetë, të cilin për shkak të seriozitetit të çështjes dhe dëshirës për t’u kuptuar saktë, e lexova në formën e një fjalimi të parapërgatitur. Po e bëj këtë për hir të transparencës, nevojës për t’i luftuar paragjykimet dhe spekulimet konspirative mbi atë se çfarë roli ka shoqëria civile në këto çështje, por edhe nevojës për të pasur debat përmbajtjesor rreth kësaj teme e cila zakonisht nis e përfundon me banalizime politike dhe sulme personale. Ndoshta përfaqësuesit politikë e kanë më të vështirë që të jenë të lirë për t’u shprehur për këtë temë, meqë kanë përgjegjësi të një natyre tjetër. Por ne që nuk jemi pjesë politikës nuk kemi pse të mos flasim lirshëm, sidomos kur qëndrimet e mbajtura aty janë të njëjta me ato që mbahen në publik”, ka shkruar Maliqi.

Go to TOP