Malaziasit mblidhen para Kuvendit në Podgoricë: Ta shpëtojmë shtetin nga kolapsi

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë për të protestuar kundër asaj që ata e kanë quajtur “grusht shtet kushtetues, i dirixhuar nga Fronti Demokratik”.

Për ta mbajtur rendin, raportohet se janë shtuar edhe forcat policore, raporton vijesti.
Mediat malaziase raportojnë se sot Kuvendi i Mali të Zi është mbledhur për t’i shpallur ilegale organizatat fashiste dhe ato që merren me narkotike si dhe për t’i ndryshuar dispozitat në lidhje me zgjedhjene e rektorit të Universitetit të Malit të Zi.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste, Dragutin Papoviq u është adresuar të mbledhurve para Parlamentit. Qytetarët e pranishëm i kanë thënë se ai duhet të kërkojë nga njerëzit që të mblidhen para Parlementit.

Në një njoftim në rrjete sociale, qytetarët e Podgoricës janë ftuar që të dalin në shesh në mënyrë që ta parandalojnë “kolapsin e shtetit”.

“Të mblidhemi në Podgoricë nëse duam të rrimë në vendin tonë”, thuhet në këtë ftesë.

Ata kanë thënë se një prej arsyeve të protestës janë kërcënimet konstante ndaj popullit malazias.

Go to TOP