Lushaku-Sadriu: Çeko s’ka vizituar asnjë shkollë me mësim tërëditor, por guxon ta kritikojë reformën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, njëherësh ish-Drejtore e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka reaguar ndaj deklaratave të Hajrulla Cekos lidhur me mësimin tërëditor në kryeqytet.

Ajo ka thënë se Çeko, i cili sipas saj nuk ka vizituar asnjë shkollë me mësim tërëditor, po merr guxim të kritikojë një reformë që tashmë është realizuar në kohën e saj si drejtoreshë.

“Hajrulla Çeko, që kurrë asnjë shkollë me mësim tërëditor s’e ka vizitu, po merr guxim me kritiku këtë reformë. Ndërkohë që gjithçka që kritikon, ne tashmë e kemi bërë. Ky veç nuk e din çka ka ndodhë në Prishtinë,” ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Ajo ka shtuar se Çeko nuk është as në dijeni për emrat e shkollave ku po zbatohet mësimi tërëditor. “Ky, as emrat e shkollave me mësim tërëditor nuk i din,” ka theksuar deputetja. /Kosova.info/


Go to TOP