Lumir Abdixhiku sulmon Vetëvendosjen: Panik, mashtrime dhe tentim manipulimi me vota
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes, duke e akuzuar për propagandë dhe përpjekje për të ngritur mekanizma të manipulimit të votave që nga shpallja e datës së zgjedhjeve.
Ai thotë se VV provoi të rikthente sistemin e vjetër të votimit me email, ku “militantët mbushnin qindra fletëvotime para televizorit”, si dhe të lejonte votime në depo mallrash, salla dasmash e restorante, jashtë çdo standardi ligjor. Sipas tij, këto tentativa janë ndalur nga KQZ dhe PZAP.
Abdixhiku thekson se mërgata ka sot kushtet më të lehta të votimit, qoftë në ambasada e konsullata, apo me postë, me fletëvotime të lëshuara nga shteti.
Ai thotë se paniku brenda Vetëvendosjes vjen nga fakti se mërgata “nuk mashtrohet më, nuk blihet dhe po ndryshon”. Sipas kreut të LDK-së, këto reagime janë “shenja e parë e humbjes që i pret”./Kosova.info/
