Lukaku rikthehet të Chelsea?

Sulmuesi belg Romelu Lukaku raportohet se në fund të këtij sezoni, do të rikthehet në klubin anglez, Chelsea.

Reprezentuesi i Belgjikës këtë sezon të garave po luan te Roma në formë huazimi nga ‘Blutë’ e Londrës.

Sipas medieve italiane, asi belg do të rikthehet tek Chelsea pasi që ‘romakët’ nuk do të jenë në gjendje të blejnë kartonin e plotë të lojtarit në vlerë 43 milionë euro.

“Romelu Lukaku pritet të kthehet në Chelsea në fund të huazimit të tij një sezon. Roma nuk do të jetë në gjendje të përballojë 43 milionë euro për të nënshkruar me 30-vjeçarin në baza të përhershme”, shkruajnë mediat italiane.

Ndryshe, sulmuesi belg është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.  

Go to TOP