Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i sezonit 2024/2025
Trajneri spanjoll, Luis Enrique, është shpallur trajneri më i mirë i edicionit 2024/2025 në futboll, duke fituar Trofeun “Johan Cruyff” në ceremoninë e “Topit të Artë”.
Enrique e ka udhëhequr Paris Saint-Germainin drejt triumfit historik në Champions League, duke lënë pas konkurrencën e fortë me emra si Antonio Conte, Hansi Flick, Enzo Maresca dhe Arne Slot.
Ky çmim vjen si njohje për punën e jashtëzakonshme të Enrique në drejtimin e PSG-së dhe sukseset e arritura gjatë sezonit.
Prev Post
PSG mposhtet nga Marseille
