Donnarumma dhe Hampton shpallen portierët më të mirë të sezonit

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, është shpallur portieri më i mirë i vitit, duke fituar “Trofeun Yashin” në ceremoninë e Topit të Artë për edicionin 2024/2025.

Donnarumma ka arritur sukses të madh me Paris Saint-Germainin, duke fituar Champions League dhe tani vazhdon karrierën e tij te Manchester City.

Ndërkohë, portierja angleze Hannah Hampton e Chelseat është shpallur portierja më e mirë e edicionit të kaluar, duke u njohur për paraqitjet e shkëlqyera dhe ndikimin e saj në skuadrën londineze.


Go to TOP