Luan edhe me Messin edhe me Ronaldon, por Garancho nuk mund të përzgjedh se cili është më i miri i të gjitha kohërave

Alejandro Garnacho qartazi nuk dëshiron të shqetësojë as Lionel Messin dhe as Cristiano Ronaldon, në debatin se kush është më i miri në historinë e futbollit “G.O.A.T”.

Ylli 17-vjeçar ka qasje të lehtë në të dy ikonat e lojës, duke luajtur si për Argjentinën ashtu edhe për Manchester United.

Pa luajtur një lojë me ekipin e parë, Garnacho u thirr në skuadrën e parë të Argjentinës në mars dhe pati kënaqësinë absolute të stërvitej me Messin.

Imazhi: Instagram

Por, heroi i FA Youth Cup ka mësuar edhe nga Ronaldo, festën e të cilit ‘SIUUU’ e kopjoi kundër Nottingham Forestit në finale.

Kur Ronaldo shënoi një hat-trick kundër Norwichit në prill, ai ia dhuroi topin e ndeshjes Garnachos në një gjest të mrekullueshëm.

Messi dhe Ronaldo kanë ndarë skenën për  15 vite dhe e kanë çuar lojën në nivele të reja.

Dhe me lidhjet me dy titanët e futbollit, Garnacho duket se nuk është në gjendje të zgjedhë mes tyre.

Për ditëlindjen e 35-të të Messit, ai ndau një foto në stërvitjen e Argjentinës, i shoqëruar nga një tubeë feste dhe emoji “GOAT”.

Megjithatë, jo shumë kohë më parë, kur postoi një foto të Ronaldos duke i dorëzuar topin, Garnacho tha të njëjtën gjë.

Mbishkrimi i tij në Instagram ishte: “Më i madhi i të gjitha kohërave… Ëndërroni shumë, djema”, me emoji të dhisë, futbollit, zjarrit dhe zemrës së dashurisë.

Nuk mund të fajësosh Garnachon që dëshiron të jetë afër yjeve, në fund të fundit ai është ende vetëm një djalë 17-vjeçar.

Por ai është një 17-vjeçar jashtëzakonisht i talentuar dhe i vlerësuar shumë nga United. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë kundër Chelseat në prill dhe është raportuar se Djajtë e Kuq janë të prirur ta blindojnë atë me një kontratë gjashtëvjeçare. 

Go to TOP