Llugaxhia, energjia e ndryshimit drejt fitores
Sonte në Llugaxhi u mbajt një tubim madhështor me qytetarët, ku energjia dhe përkrahja e treguar u vlerësua si dëshmi e qartë se fuqia e qytetarëve është mbi gjithçka.
Pjesëmarrësit e këtij tubimi dhanë mesazhe të forta për ndryshim, duke e shoqëruar çdo fjalë dhe ide me duartrokitje, çka sipas përfaqësuesve të PDK-së në Lipjan, përforcon bindjen se rruga drejt ndryshimit tashmë është e hapur.
Nga ana e tyre, ekipi i PDK-së shprehu vendosmërinë për të udhëhequr komunën me vizion, transparencë dhe punë të palodhshme. Ata theksuan se besimi i qytetarëve është përgjegjësi e madhe që do të bartet me përkushtim të plotë.
“Ky është momenti ynë. Bashkë do ta ndërtojmë Lipjanin që e meritojmë, një komunë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar,” u tha në këtë tubim.
Me këtë frymë entuziazmi, PDK në Lipjan thekson se rruga drejt fitores është e hapur dhe se do të ecin bashkë me qytetarët deri në fund./kosova.info












