‘Ka defaktorizuar Kosovën’/ Pozhari: Ramën dhe Vuçiç i lidh krimi! Të dy në betejë kundër Kurtit

Analisti Xhevdet Pozhari ka folur edhe për marrëdhënien vëllazërore të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç.

Sipas Pozharit, ajo që e bashkon Ramën dhe Vuçiç është kryeministri Albin Kurti pasi ai simbolizon frymën kundër krimit.
Analisti ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, ku Rama me veprimet e tij e ka defaktorizuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare duke e paraqitur si një bllokuese të bashkëpunimeve rajonale me ‘Ballkanin e Hapur’.

Pozhari: Ajo që është më e pakuptueshme është se si ju udhëhiqeni nga një kryeministër që ndjehet më i afërt me Vuçiç se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Piktori me ose pa vetëdije është shndërruar në një të keqe të Kosovës. Ajo që e bashkon Ramën dhe Vuçiç është kryeministri Albin Kurti pasi ai simbolizon frymën kundër krimit. Ai është antagonist i çdo gjëjë që sot mund të jenë Rama dhe Vuçiçi. Rama me veprimet e tij e ka defaktorizuar Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare duke e paraqitur si një bllokuese të bashkëpunimeve rajonale pasi ju e dini se sa këmbëngulës ka qënë me ‘Ballkanin e Hapur’ kur të gjithë ne thonim se problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është ekonomik por mbi të gjitha politik. Në vazhdimësi, Rama në tryeza të larta ndërkombëtare jo vetëm që e ka paraqitur Kosovën si bllokuese por ka shkuar aq larg sa ka arsyetuar Serbinë se përse nuk mund ti shkëpusë marrëdhëniet me Rusinë. Çfarë zori mund të ketë një kryeministër i shteti shqiptar që sot të ndihet në mbrojtje të një individi që i ka duart e pëgjakura, që ka qënë aktiv në tre luftra të Serbisë përgjatë një dekade ku kanë mbetur të vrarë qindra mijëra civilë të pafajshëm.

Për mendimin tim Ramën dhe Vuçiç i ka vëllazëruar krimi dhe beteja kundër Albin Kurtit.

Go to TOP