Libanezi ‘i lejon’ qindra bletë të qëndrojnë në mjekrën e tij

Një bletërritës i guximshëm është bërë viral në TikTok teksa mahnit miliona përdorues me një mjekër ‘të bërë’ nga bletët.

Libanezi Johny Abou Rjeily është në gjendje të qëndrojë plotësisht i qetë, derisa qindra bletë gumëzhinin rreth fytyrës, gjoksit dhe duarve të tij, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv

Si pjalmues të rëndësishëm, krijesat e vogla janë përgjegjëse për prodhimin e rreth 70 për qind të florës ushqimore të konsumuar nga popullata e botës. Kjo barazohet me rreth 100 miliardë paund prodhim çdo vit.

Go to TOP