Lladrovci: Prania e Fatmir Limaj rikthen energjinë në Drenas, PDK drejt fitores

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se pas tubimit zgjedhor në Drenas, aktiviteti ka vijuar me takime dhe bashkëbisedime me qytetarë dhe mbështetës të shumtë, ku është diskutuar për ecurinë e fushatës dhe optimizmin në rritje për fitore.

Sipas tij, atmosfera në komunë është pozitive dhe reflekton besimin në suksesin e Partia Demokratike e Kosovës në gjithë vendin.

Lladrovci theksoi se prania e Fatmir Limaj në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” i dha një dimension tjetër komunikimit me qytetarët, ndonëse ai nuk ishte pjesë e fjalimeve apo promovimit të kandidatëve.

Ai vlerësoi se interesimi i madh i qytetarëve për t’u takuar dhe fotografuar me Limajn dëshmon mbështetjen dhe mungesën që ai ka pasur në mesin e simpatizantëve në Drenas.

Në fund, Lladrovci theksoi se gara politike me vlera është garanci për sukses duke shtuar se PDK dhe përfaqësuesit e saj mbeten të përkushtuar për ndryshim dhe tejkalim të krizave në vend. /Kosova.info/


Go to TOP