Lladrovci paralajmëron se do të garojë për kryetar të Drenasit
Kryetari aktual i Drenasit Ramiz Lladrovci nuk do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e reja lokale të 12 tetorit në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur sot të kandidojë për kryetar të Drenasit Petrit Hajdarin.
Lladrovci ka zgjedhur Facebook-un për të komentuar vendimin e Kryesisë së PDK-së për listën e kandidatëve për kryetar të komunave nga radhët e kësaj partie.
“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di. Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar Lladrovci. /Kosova.info/
