Lladrovci: Ende nuk janë ndëshkuar përgjegjësit e këtyre krimeve

Në 25 vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se për krimet e rënda në Poklek e Çikatovë, si dhe për shumë krime të tjera të kryera nga forcat serbe gjatë viteve 98/99, fatkeqësisht ende nuk janë ndëshkuar përgjegjësit e këtyre krimeve.

Ai ka shtuar se dhimbja e familjarëve dhe gjithë popullit do të lehtësohet, kur drejtësia do të vihet në vend për urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre masakrave.

Komuna e Drenasit njofton se më rastin e shënimit të 25 vjetorit të masakrës së 54 martirëve të familjes Muqolli, Caraku, Hoxha dhe Elshani në Poklek dhe vrasjes së 24 civilëve në fshatin Çikatovë e Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtor të drejtorive, Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, anëtarë të Kuvendit Komunal, anëtarë të Kuvendit të Kosovës e familjar, kanë bërë homazhe në varrezat e tyre dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Kryetari Lladrovci e nënkryetari Shala me stafin e komunës dhe familjarë, kanë bërë homazhe edhe të varri i dëshmorit Sokol Elshani në Krajkovë më rastin e 25 vjetorin të rënies së tij, në varrezat e Poklekut të Vjetër ku prehen 6 martirë të këtij fshati që ishin vrarë po këtë ditë si dhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Marinë pranë varrit të Besim Males.

Mund të jetë një imazh i monument
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Go to TOP