Liverpool nderon Diogo Jotën me një skulpturë në ‘Anfield’
FC Liverpool ka njoftuar se në ‘Anfield’ do të një skulpture përkujtimore në nderim të Diogo Jotës, mesfushorit portugez që humbi jetën tragjikisht më 3 korrik, së bashku me vëllain e tij, në një aksident automobilistik.
Skulptura do të realizohet duke përdorur materiale të riciklueshme, të mbledhura nga mijëra homazhe të lëna nga tifozët pranë stadiumit, përfshirë kartolina, bluza dhe banderola, të vendosura pas lajmit tragjik që tronditi klubin dhe botën e futbollit.
Ky është një gjest nga klubi, për të përkujtuar një lojtar të dashur nga tifozët dhe bashkëlojtarët. Më herët, Liverpool kishte njoftuar edhe tërheqjen zyrtare nga përdorimi i fanellës me numër 20, që Jota kishte mbajtur gjatë karrierës së tij me “The Reds”.
Skulptura do të vendoset në një hapësirë të veçantë pranë ‘Anfield’ dhe pritet të inaugurohet në fillim të sezonit të ri, si një mënyrë për të nderuar kujtimin e një futbollisti që la gjurmë të pashlyeshme në klub dhe zemrat e tifozëve.
