Lista Serbe i bashkohet Petkoviqit në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, së bashku me përfaqësuesit e Listës Serbe ka marrë pjesë në liturgjinë e krishtlindjeve ortodokse në Manastirin e Graçanicës.

Sipas mediave serbe, liturgjinë e ka shërbyer peshkopi Teodosije.

Petkoviqit dje i është dhënë leja për të hyrë në Kosovë pas gjashtë refuzimeve radhazi nga ana e autoriteteve kosovare.

Ai do të qëndrojë edhe sot në Kosovë teksa vizitën do ta përmbyllë në fshatin Pasjan të Gjilanit.

Go to TOP