Lirohet pëllumbi “i akuzuar për spiunazh” – Policia dyshoi se ishte dërguar nga Kina për shkak të mesazheve misterioze

Një pëllumb “i akuzuar për spiunazh” u lirua së fundmi në natyrë nga policia indiane.

Pëllumbi, për të cilin autoritetet indian dyshuan se spiunonte për Kinën u kap në maj të vitit të kaluar pranë një porti në Mumbai.
Shpendi u gjet me dy unaza të lidhura tek këmbët me fjalë që përmbanin fjalë kineze.

Detektivët dyshuan se pëllumbi ishte i përfshirë në spiunazh prandaj e kapën atë për ta dërguar më vonë në një strehë për kafshë.

Por, pas tetë muajsh i mbyllur, autoritetet rezultuan se pëllumbi ishte një zog garues në ujëra të hapur nga Tajvani, i cili ishte arratisur dhe kishte fluturuar në Indi.

Go to TOP