Lirimi nga konservatori dhe ditëlindja e 40-të, Britney Spears shijon një udhëtim luksoz me të fejuarin

Britney Spears dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, janë nisur jashtë vendit për të festuar ditëlindjen e 40-të të yllit të muzikës pop.

“Një gëzim i madh sot”, filloi Spears në Instagram. “Unë dhe i fejuari im jemi shumë të emocionuar që po ikim.. siç mund të shihni në foto. Unë kam qenë duke punuar dhe është e vërtetë. Zot faleminderit që mund të udhëtojmë jashtë vendit. Jam e bekuar”.

Fotot të cilave ajo u referohet janë të fundit që ka realizuar në një pikë karburanti në Los Angeles të publikuara nga TMZ.

Ajo ndau gjithashtu video të shkurtra të çiftit duke ndarë puthje para se të hipnin në avion.

Spears po e shijon tani jetën publike pas përfundimit të konservatorit të saj prej 13-vitesh.

“Ajo është emocionale”, tha një burim për Page Six. “Ka nevojë për pak kohë që të mësohet me mënyrën e saj të re të jetesës. Ajo po përshtatet me ekzistencën e saj të re”.

Çifti gjithashtu shijoi një arratisje në Hawaiian menjëherë pas përfundimit të konservatorit.

Go to TOP