Lionel Messi pranon sfidën e Cristiano Ronaldos
Erdhi dita që tifozët e Barcelonës dëshironin të mos vinte kurrë, Lionel Messi u largua nga klubi katalanas dhe do të gjejë një klub të ri për sezonin 2021/22.
Me klubet tani të vendosur për të luftuar për nënshkrimin e argjentinasit, dëshira e Cristiano Ronaldos është realizuar, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Unë do të doja që ai të vinte në Itali një ditë,” tha Cristiano Ronaldo gjatë sezonit 2020/21.
“Shpresoj se ai do të pranojë sfidën për të lënë zonën e tij të rehatisë.
“Por nëse ai është i lumtur te Barcelona, atëherë sigurisht që e respektoj atë.”
Messi u largua nga Barcelona pas 18 viteve.
