Lindita Sejdiu Rugova zgjidhet drejtoreshë e Seminarit të shqipes

Fakulteti Filologjik i Universitetit “Hasan Prishtina” ka njoftuar se Lindita Sejdiu Rugova është zgjedhur drejtoreshë re e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

“Profesoresha Lindita Sejdiu Rugova është zgjedhur drejtoreshë e Seminarit për një mandat dyvjeçar. Sejdiu Rugova ka përvojë 23 vjeçare në organizimin e drejpërdrejtë të aktiviteteve të Seminarit”, thuhet në njoftim.

Sekretar shkencor nga Këshilli i Seminarit u propozua Muhamed Çitaku, kurse anëtarë të Këshillit u zgjodhën profesorët: Bardh Rugova, Avdi Visoka, Gëzim Qerimi, Shpëtim Elezi, dhe Zahrije Kapllanaj.

Sekretare profesionale u emëruan Liridona Bërkolli dhe Donika Elezkurtaj Bërveniku. /Kosova.info/


Go to TOP