Limaj: Ende s’kemio marrë ftesë nga Osmani – Haxhiun prapë s’e votojmë
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai para mediave u shpreh se këto lëvizje duhet të ndodhin, pasi sipas tij, duhet të gjendet një marrëveshje dhe kompromise që i shërbejnë shumicës.
Ndërkohë, Limaj konfirmoi se qëndrimet e partisë që ai drejton nuk kanë ndryshuar sa i përket votimit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
“Besoj që të gjithë po vijmë atje ku e kemi thënë para 3 muajsh, duhet të bisedohet në politike, duhen njerëz përgjegjës, që drejtojnë parti politike ose institucione. Të ulen të bisedojnë, bisedohet me ata që ki dallime ose mospajtime me tentu me gjet marrëveshje ose kompromise që i shërbejnë shumicës, mirë që po ndodhin këto lëvizje. Ende nuk kemi marr ftesë nga Osmani. Qëndrimi siç ka qenë deri më tani. Shumica e prodhon zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë. Duhet të ndërtohen shumicat parlamentare, dhe shumicë parlamentare identifikohet tani në përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha Limaj.
