Liderët perëndimorë morën trenin e natës për në Kiev

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë marrë trenin e natës për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev; për të treguar mbështetjen e tyre, ka raportuar e përditshmja italiane La Republica.

Vizita e tre liderëve evropianë ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, derisa synojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës.

Kancelari Scholz nuk e ka vizituar Kievin që nga fillimi i luftës.

Vizita e tyre vjen një ditë përpara se Komisioni Evropian të vendosë të bëjë një rekomandim mbi statusin e Ukrainës si një kandidate për anëtarësim në BE.

Duke folur përpara udhëtimit, Presidenti Macron tha: “Ne jemi në një pikë kur duhet të dërgojmë sinjale të qarta politike, ne evropianët, ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, kur ajo po reziston heroikisht”.

Go to TOP