Kërcënime për bomba në shkollat e verit, Policia: Jemi duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit

Alarmi për bomba ka pasur sot në mëngjes në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Bane Radoviq, ka deklaruar se email-a për bomba kanë ardhur pothuajse në të gjitha shkollat në veri.

Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit.

“Po, kanë ardhur e-maila për kërcënime me bomba për pothuajse për të gjithë shkollat në veri të Kosovës. Policia e Kosovës është duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit dhe po i siguron vendet, deri na ardhjen e ekipeve të deminimit nga Prishtina dhe KFOR-I”, ka deklaruar Radoviq.

Go to TOP