Liberalët e Kosovës pjesëmarrës në kongresin e Partisë Liberale të Zvicrës

Sali Bislimi, sekretar i Partisë Liberale të Kosovës për Integrime Euroatlantike dhe drejtor i Zërit Perëndimor të Kosovës, po merr pjesë në kongresin e Partisë Liberale të Zvicrës.

“Bislimi takoi kryetarin e posazgjedhur të Partisë Liberale të Zvicrës, z. Thierry Burkart, Ministrin e Jashtëm, z. Ignazio Cassis, shefen e Departamentit të policisë dhe drejtësisë, zonjën Karin Keller Suter dhe autoritete tjera të FDP/ PLR, dhe të Zvicrës”.

Bislimi i njoftoj autoritetet zvicerane me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe u angazhua për thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer të Kosovës me Zvicrën në të gjitha fushat, si vende mike, me traditë të gjatë të bashkëpunimit.

“Bislimi përgëzoj z. Thierry Burkart, për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Liberale të Zvicrës, me të cilën PLK si parti simotër e promovimit të vlerave të liberal demokracisë europiane, ka një bashkëpunim të gjate afër tri dekada”. /Kosova.info/

Go to TOP