Lewandowski kalon shifrën e 300 golave me fanellën e Bayern Munichut

Robert Lewandowski ka shënuar golin e 300 për Bayern Munich të shtunën pasdite, ndërsa het-triku i yllit polak ndihmoi kampionët e Bundesligës të fitonin 5-0 kundër Hertha Berlinit.

Sulmuesi polak vazhdon të shkruaj histori me fanellën e Bavarezëve dhe golat po tregohen çdo ditë e më shumë si specialitet i tij.

Lewandowski ka shënuar tri gola në ndeshjen e sotme ndaj Hertha Berlinit, ndërsa me këto gola ka arritur një shifër të rrallë.

Edhe pse ka mbushur tashmë 33 vjet, Lewa po po bëhet më vdekjeprurës me kalimin e viteve.

Ai tashmë ka shënuar plot 300 gola me fanellën e Bayern Munichut.

Pasi hyri në lojë me 298 gola në emrin e tij te Bayerni, polak me tri golat e shënuar shkoi në shifrën e 301 golave në vetëm 333 ndeshje.

Kjo ishte gjithashtu ndeshja e 13-të radhazi në Bundesliga, në të cilën Lewa gjeti rrjetën, duke ndjekur gjurmët e legjendës Gerd Muller.

Go to TOP