Leonora Poloska rikthehet me projekt të ri muzikor, publikon këngën “Pse”

Ka kohë që nuk është shumë aktive me projekte muzikore, duke iu përkushtuar jetës private dhe familjes.

Por, këngëtarja e mirënjohur, Leonora Poloska është rikthyer me një projekt të ri muzikor të cilin e ka sjellë bashkë me videoklip.

Kënga mban titullin “Pse” dhe vjen me tekst nga Andin Randobrava, i cili po ashtu ka bërë kompozimin dhe aranzhmanin, në kitarë është Astrit Stafai, .

Foto: Leonora Poloska/YouTube

Kënga tashmë është publikuar në kanalin YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e këngëtares.

Kujtojmë që Leonora pas shumë vitesh pauzë u rikthye në vitin 2019 me këngën “S’ishte fat”, të cilën gjithashtu e publikoi me videoklipi.

Go to TOP