Lëkundje tërmeti në Serbi, epiqendra në Krushevc

Një tërmet ka ndodhur para pak çastesh në Serbi, saktësisht në orën 21:38.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Krushevcit. Më saktësisht 17 kilometra në verilindje të Krushevcit dhe 46km larg Nishit.

Sipas Qendrës për Informim rreth Tërmeteve në Evropë (CSEM) tërmeti në Serbi ka qenë i fuqisë 4 shkallë të Rihterit.

Deri më tash nuk është raportuar për pasoja eventuale.

Dridhje të ngjashme në këtë rajon janë dëgjuar edhe në orët e para të pasdites së sotme.

Go to TOP