Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri, njofton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit .

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:24 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter me epiqendër në Fushë-Krujë me një thellësi prej 5 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.

Lëkundjet zgjatën pak sekonda, ndërsa nuk raportohen dëme materiale.


Go to TOP