LDK zyrtarizon edhe 10 emra kandidatësh për kryetar komunash

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që: 
  • Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit; 
  • Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit; 
  • Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut; 
  • Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit; 
  • Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit; 
  • Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës; 
  • Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës; 
  • Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit; 
  • Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës; 
  • Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi. /Kosova.info/

Go to TOP