LDK-ja sjell himnin e ndryshimit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar himnin e saj, me moton “Bëhu ndryshimi”.

Ky himn është publikuar në Facebook, nga Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njofton Klankosova.tv.

“Bëhu ndryshimi, bëhu shpresë e madhe, bëhu ëndërr nane”, thotë vetëm një pjesë e këtij himni.

Më poshtë mund të dëgjoni atë të plotë:

BËHU NDRYSHIMI 🎶

Bëhu shpresë e madhe

Bëhu ëndërr nane

Bëhu vendi që lulëzon

Bëhu yll mas hane

Drita që nuk ndalet

Bëhu Kosova që ndryshon

Për ata që ranë për ne

Për ata që sa kanë lindë o hej

Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi

Për të ardhmen plot me dritë

Për Kosovën tonë të mirë, o hej

Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi

Bëhu dritë e synit

Bëhu nur i ujit

Bëhu kënga që jehon

Bëhu ditë e madhe

Lene gjurmën tande

Bëhu Kosova që ndryshon

Për rininë e për fëmijët

Ata që s’kanë kohë me pritë o hej

Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi

Për ata që veç kanë dhanë

Për ni babë e për ni nanë o hej

Bëhu ndryshimi, hej, bëhu ndryshimi. 🇽🇰


Go to TOP