LDK-ja premton qendër të re spitalore dhe sigurime shëndetësore

LDK-ja ka konstituar Departamentin e Shëndetësisë, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas Arsimit, Ekonomisë e Mbrojtjes, ky është departamenti i katërt i themeluar tashmë. Do të themelohen gjithsej 21 sosh. Mes profesionistëve të fushës, mjekëve e stafit shëndetësor, ky subjekt diskutoi o vetëm për gjendjen e rëndë aktuale të shëndetësisë në Kosovë, por dhe për zotimet kryesore të programit të tyre politik ‘Rruga e Re’.

Ata u zotuan për qendrën e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro, sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%. Po ashtu ata u zotuan për digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor dhe menaxhim ndërkombëtar i spitaleve. Ky subjekt premtoi  150 milion euro investime në pajisje të reja dhe koeficient 150 për stafin shëndetësor.

“Këto janë disa nga projektet kryesore në programin aktual ‘Rruga e Re’. Rrugën e bëjmë bashkë!”, theksoi ky subjekt. /Kosova.info/

Go to TOP