LDK duhet të mbetet besnike ndaj vlerave, jo klaneve!

Shkruan: Skënder ShEHU

Intervista e Nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit mbrem ishte kambanë për strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK duhet të mbetet besnike ndaj vlerave, jo klaneve!

Ata që nuk kanë dhënë asnjë kontribut në ndërtimin e shtëpisë sonë politike – Lidhjes Demokratike të Kosovës – shumë herë po i afrohen asaj përmes lidhjeve personale apo klaneve, shpesh për interesa të ngushta personale, janë ndër faktorët më të dëmshëm për rrugëtimin dhe identitetin e LDK-së.

Për fat të keq, raste të tilla kanë qenë të shumta. E kemi parë sesi persona pa asnjë bazë meritokracie, pa sakrificë dhe pa rrënjë në vlerat e LDK-së, janë ngritur në pozita të rëndësishme vetëm sepse i janë afruar partisë në kohë oportuniste.

Një prej shembujve më të njohur është rasti i Vjosa Osmanit – nga asistente dhe më pas përkthyese, e favorizuar nga vetë struktura e partisë, pa ndonjë meritë të vërtetë politike. Përfundimisht, kontributi i saj përfundoi duke dëmtuar LDK-në më shumë se sa e ndihmoi.

LDK duhet të mësojë nga këto përvoja. Mjaft me favoritizëm, mjaft me promovime që nuk burojnë nga përkushtimi dhe sakrifica e sinqertë. Është koha që partia të kthehet te baza, te njerëzit që kanë qëndruar pranë saj në ditë të mira e të vështira – dhe jo tek ata që shfaqen vetëm kur hapen dyert për pushtet.

LDK-ja duhet të udhëhiqet nga vlera, përkushtim dhe meritokraci. Vetëm kështu do të rikthehet besimi i qytetarëve dhe do të forcohet sërish shtëpia jonë e përbashkët politike.


Go to TOP