LDK alarmon faktorët ndërkombëtare për mesazhet kërcënuese të Beogradit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me deklaratën që ka dalë nga Kuvendi gjithëserb, duke e quajtur një bombë që mund të shpërthejë në çdo çast. 

Në deklaratë ndër të tjera u tha se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë” dhe që “Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. 

LDK-ja ka reaguar të dielën, duke u bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të marrin seriozisht përpjekjet e Beogradit për ta minuar fqinjësinë në mes shteteve të rajonit. 

“Serbia dje, nëpërmjet instiucioneve të saja zyrtare të përfaqësimit, bashkë me Kishën Serbe, përfaqësuesit zyrtarë të Republikës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Akademinë serbe të Arteve dhe Shkencave, nacionalistë serbë nga rajoni dhe bota, në të ashtuquajturin Këshill Gjithëserb, e mbarsun me ide imperialiste si ajo e `botës serbe`, shpalli për të satën herë projektin e saj politik e kulturor për Serbinë e Madhe dhe qëllimet e saja historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës…Ftojmë miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për lirinë e saj, t`i marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit zyrtar për minimin e fqinjësisë në mes shteteve në rajon dhe defunksionalizimin e arritjeve politike në të mirë të demokracisë në këto 30 viteve të fundit. Alarmi i djeshëm në Beograd, për ne që i njohim shpërthimet e tyre fashiste në vazhdimësi, është kurdisje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast!”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Kosova.info/

Go to TOP