LBK kërkon mbledhjen e TVSh-së pas shitjes së mallrave për të lehtësuar barrën mbi bizneset

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar ndryshime në mënyrën e mbledhjes së Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSh) duke sugjeruar që ai të mblidhet vetëm pas shitjes së mallrave.

Kjo kërkesë vjen pas takimeve dhe vizitave në terren, ku është konstatuar se bizneset po përballen me ngarkesa të mëdha financiare për mallrat që mbeten në stok për muaj të tërë pa u shitur.

Lidhja argumenton se ky ndryshim do të ndihmojë në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të bizneseve dhe shmangien e dëmeve financiare në fazën fillestare. /Kosova.info/

Go to TOP