Çështje minutash ishte përgjigja e Osmanit ndaj Biden për refugjatët afganë

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar se ishte çështje minutash përgjigjja që i dha presidentit amerikan, Joe Biden, për strehimin e refugjatëve afganë.

Më 24 shtator në Clinton Global Initiative në New York, ajo ka theksuar se Kosova dëshiron t’i ndihmojë të gjithë refugjatët anembanë botës.

“Kur presidenti Joe Biden kërkoi ndihmën tonë për strehimin e refugjatëve afganë, Kosova ishte vendi i parë të thoshte po. 15 minuta pasi unë e pranova kërkesën u përgjigja pozitivisht sepse ne donim të kthenim prapa, e dimë çfarë do të thotë të mos jesh në gjendje të jetosh në vendin tënd, të detyrohesh me forcë të fluturosh nga vendi yt, dhe të të ndalohet e drejta e njeriut”.

“Është e njëjta me gjithë mbështetjen që ne po japim te Ukraina dhe për refugjatët ane mbanë botës, dhe të jemi të sigurt se ne jemi zëri i zërave. Ne kemi folur në çdo pjesë të botës për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë Osmani.

Go to TOP