Latifi: Rënia e Adem Jasharit ishte shkëndija e lirisë, deri atëherë UÇK kishte diku 50 ushtarë

Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se lidershipi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy është ajo që po e shtyn përpara popullin ukrainas.

Latifi thotë se tek shqiptarët nuk kishte një lider që mund t’i bindte ata që mund të fitonin luftën, por ishte rënia heroike e Adem Jasharit me familjen e tij që bënë mobilizimin e madh tek ata.

“Sjellja e Zelenskiyt dhe lidershipi i tij bëri që të ketë një qëndresë dhe mobilizim ushtarak tek ukrainasit. Tek shqiptarët deri në 10 vite para luftës nuk kishte fare interesim për luftë pasi nuk besonin se do të fitonin”, tha ai.

Latifi thotë se deri tek rënia e Jasharëve, maksimumi UÇK ksihte rreth 50 njerëz të armatosur.

“Ajo ishte katalizatori. Rënia e Adem Jasharit ishte shkëndija e lirisë, deri atëherë UÇK kishte diku 50 ushtarë. Sulmi mbi Jasharët në Prekaz dhe rënia e Adem Jasharit bëri që shqiptarët të masivizoheshin pas luftës clirimtare dhe vendosën të luftojnë. Deri atëherë UÇK kishte 50 ushtarë. Pastaj brenda ditës shtoheshin mijëra. Edhe Zelenskiy e mendoi mirë këtë dhe arriti që psikologjikisht të aktivizonte shqiptarët”, përfundoi ai. 

Go to TOP