Lajm për një gazete kosovare: Xhavit Haliti me Klosin ne foto, plus në Hotel Rogner

Paslufte, kjo foto mund të shitej ndoshta mijëra marka apo franga. Sot s’ka asnjë rëndësi. Xhavit Haliti e Fatos Klosi në një foto, të realizuar në Hotel Rogner. Ja pse do të kushtonte shtrenjtë kjo fotografi.

Xhavit Haliti, një prej drejtuesve kryesor të luftës së UÇK’së, e ka pas një lidhje të posaçme dhe të hershme me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosin; lidhje kjo që shpesh në disa gazeta kosovare është parë në një kontekst negativ të disa ngjarjeve misterioze të ndodhura gjatë dhe pasluftës së Kosovës.

Zeka, siç njihej në luftë, pra Xhavit Haliti, aktualisht deputet i PDK’së, po ashtu e ka pasur një lidhje me Hotel Rogner në Tiranë. Disa prej komandantëve të luftës, Halitin e kanë quajtur edhe “Komandant Rogneri”, meqenëse sipas tyre, ai ka qëndruar aty kur në Kosovë zhvilloheshin luftimet.

Në fakt, Haliti, siç tregojnë dëshmitë e mëpastajme, ka qenë personi kyç i lidhjes së UÇK’së me shërbime partnere të shqiptarëve.

Por, këto histori s’kanë edhe shumë rëndësi sot. E as fotoja që e ka publikuar ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj. Mirëpo, dikur fotoja e dy personazheve dhe mbi të gjitha vendndodhja do të ilustronte mijëra shkrime gazetash apo përfoljesh që bëheshin në Prishtinën e pasluftës. 

Go to TOP