Lajçak takon zëvendësministrin e jashtëm çek, bisedojnë për agjendën e presidencës çeke të BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar zëvendësministrin e Jashtëm të Çekisë, Jaroslav Kurfurst.

Lajçak ka thënë se me zëvendësministrin çek kanë biseduar për agjendën e Presidencës çeke të BE-së dhe planet për Ballkanin Perëndimor.

“Pata një takim interesant dhe shumë të frytshëm me të emëruarin e ri si zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jaroslav Kurfurst. E informuam njëri-tjetrin për agjendat tona dhe planet e Presidencës çeke për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.

Go to TOP