Lajçak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh, mbetem në dispozicion
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bëri të ditur se sot në Bruksel, në takime të ndara ka takuar dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre.
Lajçak, në një postim në X, ka shprehur keqardhje që në këtë takim nuk u trajtuan çështjet më urgjente në një format trepalësh.
“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak në X, pas përfundimit të takimit në Bruksel.
Kujtojmë se në Bruksel sot ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh. Nuk kishte pajtim për agjendën e diskutimeve e rrjedhimisht nuk u realizua takimi trepalësh.
Sipas kryenegociatorit kosovar, temat e takimit të përbashkët ishin përcaktuar më herët ndërsa çështjet e reja mund të përfshihen vetëm nëse ka dakordim të të dyja palëve.
Hosted the two Chief negotiators of Kosovo and Serbia and their delegations for separate meetings in Brussels today. I regret we did not address the most pressing issues in a trilateral format today. I remain at the disposal of the Parties and we will continue in the next weeks. pic.twitter.com/T5RL0q1RfX
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2024
