Lajçak flet për takimin në Bruksel: Një hap i parë i rëndësishëm

Me ftesë të emisarit evropian Miroslav Lajçak, në Bruksel u mbajt një takim ku u diskutua lidhur me çështjen e dinarit. Fillimisht u zhvilluan takime të ndara, e më pas ai trepalësh. Nga Kosova morrën pjesë përfaqësues të Bankës Qendrore me në krye guvernatorin Ahmet Ismaili, ndërsa delegacioni i Beogradit u udhëhoq nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.

Lidhur me këtë takim ka reaguar emisari evropian Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi të bërë në platformën “X”, vlerësoi angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa theksoi se takimet sot ishin një hap i parë i rëndësishëm, por që shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje.

Ai theksoi se nevojiten ende takime shtesë për çështjen e dinarit.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”. /Kosova.info/

Go to TOP