Ky është sulmuesi i policit të Kosovës (Emri)

Një polic i Kosovës është sulmuar sot në pikë kalimin kufitar në Jarinjë.

Ai është sulmuar nga një shtetas serb.

Front Online merr vesh nga burime të saja se serbi i cili ka sulmuar zyrtarin policor është Nikola Todoroviq.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë.

Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Go to TOP