Ky është polici malazez që dhunoi barbarisht Petraq Milon në sy të familjes

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Dragan Shqekiç, efektivi i Pikës Kufitare në Malin e Zi, i cili dhunoi Petraq Milon, ish-këshilltarin e Presidentit Ilir Meta.

Në videon e publikuar ditën e djeshme, efektivi në fjalë shihet teksa qëllon në fytyrë pedagogun e njohur në sy të gjithë familjes së tij.

Milo është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivi malazez, ndërsa priste në radhë.

Një veprim i paprecedentë dhe i dënueshëm ndaj një qytetari i cili respekton ligjin dhe rregullat.

Kujtojmë se rastet e dhunimit të shqiptarëve në pikat kufitare të Malit të Zi, kanë qenë të përsëritura.

Go to TOP