Ky është i riu që u therr për vdekje mbrëmë në Viti

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Viti, ku një person dyshohet se është therur për vdekje nga një i mitur, në rrethana e për motive akoma të panjohura. Viktima ka ndërruar jetë në Emergjencën e Gjilanit.

06 Press mëson se viktima është Blerton Xhymshiti i cili është nga fshati Lubishtë i Vitisë.

Ai fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, si pasojë e plagëve që kishte pësuar.

I riu që u godit me mjet të mprehtë nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në Qendrën emergjente të Gjilanit.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që e mori për trajtim të ndjerin e më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP