Ky është fshati i dekoruar më së bukuri për fundvit në Kosovë

Derisa po afrohen festat e fundvitit, shumë prej qyteteve e fshatrave në Kosovë kanë dekoruar hapësirat publike.

Edhe këtë herë, në fotografi shihet se fshati Pjetërshan në Gjakovë nuk ka dështuar së mahnituri me dekorimet që kapin thuajse çdo cep.
Për ta bërë atmosferën akoma më të ngrohtë, qytetarët kanë dalur t’i shijojnë këto hapësira, e t’i përjetojnë për së afërmi emocionet e festave.

Fotografitë janë të realizuara nga fotografi Bernard Shkorreti.

Go to TOP