Ky është 15-vjeçari nga Kosova që humbi jetën pasi u godit nga treni
Gjatë së dielës ka ndodhur një aksident tragjik në Itali.
Si pasojë e goditjes nga treni e kanë humbur jetën dy të rinj, në mesin e tyre edhe Meriton Ajeti, 15-vjeçar nga Kosova.
Rasti ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë.
Dy të rinjtë e moshës 15 dhe 17 vjeçare u goditën nga treni derisa po tentonin t’i kalonin binarët, duke tentuar që ta anashkalonin nënkalimin për këmbësorë, shkruajnë mediat italiane.
Dhe, kjo iu ka kushtuar me jetë dy të rinjve.
