Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme plenare ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa votat e deputetëve nuk i ka marr marrëveshja e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë

Kuvendi me 86 vota për ka miratuar Marrëveshjen për ratifikimin ndërmjet Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Me 85 vota ka miratuar edhe Marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Gjithashtu me 86 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan Marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.

Ndërkaq, marrëveshja e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë” nuk ka marr votat e mjaftueshme të e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Go to TOP