Kuvendi mban sot dy seanca, shqyrtohet Projektligji për Zgjedhjet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në dy seanca plenare.

Në seancën e parë do të shqyrtohet Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Kurse në të dytën do të shqyrtohen disa projektligje përfshirë atë për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022” dhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë:

Seanca plenare

Rendi i ditës

1.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Vendi: Kuvendi Kosovës

Koha: 10:00

Seanca plenare

Rendi i ditës

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-226 për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022”,
5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-229 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale,
6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-230 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin,
7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-231 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale,
8.     Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-232 për aderimin në Marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e zhdukur,
9.    Shqyrtimi i Projekt Deklaratës për antisemitizmin,
10.    Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Ad-Hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, për zgjatjen e mandatit,
11.    Votimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
12.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
13.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
14.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
15.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
16.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinomatografinë,
17.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
18.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027,
19.    Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
20.    Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-336, të Seancës plenare të datës 21.07.2022,
21.    Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
22.    Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Vendi: Kuvendi Kosovës

Koha: 11:00

Go to TOP